Një gazetar në Nikaragua është vrarë gjatë transmetimit të tij live në Facebook.
Gazetari Angel Gahona ishte duke raportuar për protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Nikaraguan kur është goditur nga një plumb dhe për pasojë ka humbur jetën. Në videon që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet Gahona i cili po raporton për dëmet e shkaktuar në një bankë, kur edhe është qëlluar me armë zjarri. Gjatë raportimit dëgjohen të shtëna dhe gazetari rrëzohet në tokë ndërkohë që njerëzit rreth tij bërtisnin për ndihmë. /ma.me