Përpos fqinjëve që flasin për Ervinin dhe shprehin frikën e përjetuar nga shpërthimi i makinës, për gazetarët ka folur edhe qytetari në këtë video, i cili nuk e merr seriozisht interesin mediatik për të informuar publikun.
Sapo kamerat ndizen dhe mikrofonat pozicionohen para tij, qytetari fillon të artikulojë fjali pa lidhje me ngjarjen për të cilën u pyet, duke vendosur edhe vetë gazetarët në siklet.
Ja biseda e tij me gazetarët:
Qytetari: Kam parimin që po u përplasën dy vezë, njëra do thyhet. Kush shkon në burg dhe varr, do marrë çmimin OSKAR. Do veç në gjyq, do një thes me pare….
Gazetarët: Si e njihnit Ervin Memon?
Qytetari: Ervini ka qenë djalë i mirë, djalë për së mbari. Po dihet ajo, kush shkel këtu…këtu s’ka drejtësi. Ka pushtetarë, ndaj i thonë push-tet, se ka pushte atje.
Gazetarët: E keni njohur familjen e Ervinit?
Qytetari: Familje shumë e mirë. Në punën e tyre, njerëz normalë ishin…
Gazetarët: A kishin konflikte?
Qytetari: Në moralin që kemi ne qytetarët, as shikojmë e as dëgjojmë, kupton ti? Unë nuk di të ketë pasur konflikte, nuk ishte njeri që fryhesh, po tani, deti duket i qetë po i ka dallgët poshtë, themi ne përmetarët.
Gazetarët: Ndonjë konflikt i mundshëm?
Qytetari: Konflikt të mundshëm? Më sheh ti mua? Unë s’të shikoj ty.
Gazetarët: Ju banoni këtu?
Qytetari: Unë banoj fizikisht kurse me mendje….tani, klientit dhe budallait nuk i dihet orari. Ju s’jini klientë, i bie që të jeni budallenj…. raport.tv/ma.me