Gjermanët, të moshës 18-25 vjeç, veçanërisht kur ata jetojnë në qytete të mëdha, janë gjithnjë e më pak të prirur për të blerë makina individuale, sipas një studimi të publikuar sot nga qendra kërkimore e makinave CAM.
Nëse 73% e gjermanëve e konsiderojnë të rëndësishme, ose shumë të rëndësishme posedimin e një makine private, ky proporcion ka zbritur në 55% për të paktën 25 vjet, dhe në 36% për të rinjtë që jetojnë në qytete me më shumë se 100 000 banorë.
“Kjo shifër është 57% për banorët e qyteteve në përgjithësi”, sipas këtij studimi të realizuar për “BNP Paribas Cardif Allemagne”.
“Makina nuk është më një simbol statusi, por më shumë një objekt përdorimi”, shton ai.
Mes atyre të moshës nën 25 vjeç, vetëm 27% do të ishin të gatshëm për të hequr dorë nga një udhëtim për pushime për të pasur një makinë të re, nga 46% në 2010.
Shkaku kryesor i uljes së rëndësisë për makinat individuale në sytë e gjermanëve është ekzistenca e një rrjeti të mirë të transportit publik.
Faktorët e tjerë janë përdorimi i vendeve për këmbësorë apo me biçikletë si dhe çmimi shumë i lartë i automjeteve. “Megjithatë, konceptet e reja të lëvizjes nuk mund të zhvillohen automatikisht”, thekson Bratzel, i cili e hedh përgjegjësinë në krahun e pushtetit publik.
“Përveç inkurajimit të mënyrës së re të lëvizshmërisë, duhet gjithashtu të krijohen strategji për të dekurajuar përdorimin e automjeteve private”, thekson specialisti, përgatiti BW.