Elizabeta II festoi 92-vjetorin e lindjes me yjet e muzikës pop. Mbretëresha britanike, Elizabeta II mori pjesë në koncertin special të mbushur me yje teksa monarkja më e moshuar dhe me më së shumti vjet në fron në botë festoi 92 vjetorin e lindjes. Këngëtari uellsian, Tom Jones, nisi shfaqjen me hitin e tij “It’s Not Unusual” pak para se Elizabeta të shfaqej në kutinë mbretërore në sallën Albert të Londrës, e shoqëruar nga familja e saj, raporton Reuters.
Kylie Minogue, Sting, Ladysmith Black Mambazo dhe Shaggy ishin në mesin e yjeve tjerë që morën pjesë në koncert.
Në fillim të kësaj nate, Elizabeta doli në skenë me të birin e saj, Princin Charles. Ai bëri një shaka duke thënë se më 1948, kur lindi Charlesi, ajo nuk mund të parashihte se dekada më vonë, mbretëresha 92 vjeçare do të ndante skenën me të birin e saj 70 vjeç, transmeton Koha.net.
Ashtu si e do tradita, ditëlindja e mbretëreshës u përshëndet nga 41 të shtëna të topit në Hyde Park et 62 në Kullën e Londrës, ndërkohë që gjatë ndryshimit të rojës në kështjellën Ëindsor, një orkestër ushtarake interpretoi “Gëzuar ditëlindjen”.
Elizabeta lindi më 21 prill, 1926, dhe u bë mbretëreshë më 1952 në moshën 25 vjeçare, që do të thotë se ajo ka mbajtur fronin për më shumë se 66 vjet.
Dekanja e monarkëve zakonisht e feston ditëlindjen e saj në dy periudha, privatisht në ditën J (D-Day) dhe më pas gjatë një ceremonie zyrtare në muajin qershor, për t’i shpëtuar telasheve të motit. Ajo këtë vit bëri një shkelje të traditës duke marrë pjesë, në mbrëmje, në një koncert të quajtur “Festa ditëlindjes së mbretëreshës” në sallën prestigjioze “Royal Albert Hall” të Londrës. (Koha)