Dopingu që goditi sportin e peshëngritjes kohët e fundit shtoi masat për parandalimin. Kontrollet nisën që në kampionatin e moshave të mbajtur të premten në Durrës.
Federata vendosi ta nisë këtë luftë për të shmangur pasojat e mëvonshme që mund të penalizojnë peshëngritjen shqiptare. Menjëherë pas zgjedhjes si president në fillim të këtij muaji Theodhor Masllavica tha se do të veprojë me dorë të hekurt ndaj këtij fenomeni.
Për shkak të rasteve të dopingut Shqipëria nuk u përfaqësua në kategorinë e femrave në Europianin e fundit, pasi Romela Begaj dhe Evangjeli Veli rezultuan pozitive në kontrollet e kryera.
a.ç