“Qeveria shqiptare e ka mbështetur në mënyrë të jashtëzakonshme reformën në drejtësi dhe në një kohë shumë të shkurtër ka bërë gati të gjitha aktet nënligjore duke i miratuar ato, përsa i përket infrastrukturës dhe mbështetjes buxhetore. Është mbështetja buxhetore më e madhe që u është dhënë në një kohë kaq të shkrutër komisioneve, të cilët po kryejnë vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një takimi të zhvilluar me avokatë, noterë dhe juristë të qytetit të Fierit, me të cilët ka diskutuar lidhur me çështjet e refomës në drejtësi, ecurinë e saj, krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe efektet që do ketë ajo për qytetarët, por edhe për aktorët e fushës së drejtësisë.
Ministrja ka bërë një prezantim të plotë të ecurisë së reformës dhe ndryshimeve cilësore që ajo do të sjellë, veçanërisht në rikthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, ndërsa ka theksuar se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të rëndësishme, të vlerësuara dhe nga Komisioni Evropian në dhënien e Rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Takimit është zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi ku ministrja Gjonaj u ka dhënë përgjigje shqetësimeve të avoktëve dhe noterëve për çështje të ndryshme.
Gjatë diskutimit për projektligjin e ri të avokatisë, pjesë e paketës ligjore të profesioneve të lira, ministrja Gjonaj ka theksuar se projektligji është diskutuar dhe konsultuar në tryeza të ndryshme me grupet e interesit. Sipas saj ndër risitë e ligjit janë forcimi i trajnimit fillestar, ose i shkollës, që Dhoma kombëtare e Avokatisë ofron për avokatët e rinj dhe trajnimin vazhdues detyrues për çdo avokat.
“Ligji synon forcimin e masave disiplinore. Ministria e Drejtësisë e ka aktualisht një rol në komisionet disiplinore të avokatisë, por më duhet të pranoj se nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij në mënyrën më funksionale të mundshme”, ka thënë ministrja Gjonaj.
Ministrja ka pranuar se në pjesën më të madhe gjykatat kanë probleme infrastrukturore, por ajo ka theksuar se harta e re gjyqësore, që shumë shpejt do të miratohet me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të bëjë një ndryshim dhe një organizim të gjykatave nëpër rrethe gjyqësore. Më pas qeveria do të mbështesë me investime rikonstruksionin e godinave të gjykatave, në të cilat do të parashikohen edhe mjedise të veçanta pune për avokatët.
Ministrja u është përgjigjur edhe shqetësimeve të ngritura nga avokatët dhe noterët lidhur me punën e tyre të përditshme dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera që varen nga MD si ZRPP apo Aluizni
a.ç
me ne fund po zbatohet reforma ne drejtesi qe aq shume e kemi pritur.