Doris Pack, një ish-eurodeputete kamikaze e përdorur nga Berisha kundër socialistëve për vite me radhë, ka reaguar pas konferencës së Lulzim Bashës, që i qante hallin Gunther Krichbaum, se po sulmohet nga Rama.
Pack, që ka mbrojtur Berishën dhe në ditët më të errëta të tij, dhe atëherë kur vriste njerëz, thotë se ata nuk blihen dhe shiten aq kollaj.
“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen + shiten. Turp për të + gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan Pack./Tema
a.ç