Një fëmijë 14 vjeçar ka përfunduar me fraktura në spitalin e Shkodrës pasi është rrëzuar teksa udhëtonte në pjesën e pasme të një furgoni.
Sipas policisë së Shkodrës ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusën, teksa furgoni tip “Benz”, drejtuesi i të cilit është ende i pa identifikuar, ka ndaluar për të marrë pasagjerë.
I mituri me iniciale I.L, 14 vjeç banues në këtë fshat, ka hipur në pjesën e pasme të furgonit dhe pasi mjeti ka lëvizur 50 metra është rrëzuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën
Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
a.ç