Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. 58 vjeçarja me iniciale D.SH., është gjetur e pajetë në banesë.
Sipas forcave blu të kryeqytetit ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Pranë trupit të saj policia ka gjetur edhe një letër.
“Më datë 20.04.2018, në rrugën “Ferit Xhajko”, në banesë, u gjet e vdekur shtetësia D.SH vjeç 58, e cila mendohet se është vetëvarur .
Me cilësinë e provës materiale në rrobat e saj u gjet një letër.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, njofton policia.
a.ç