Qytetarët lushnjarë kanë ndarë shqetësimet me kryeministrin Rama Njëri prej tyre u ankua se ishte elektriçist por nga OSHEE e kanë sorollatur për punë edhe pse ka pasuir vende bosh.
Qytetari i ka kujtuar Ramën edhe shprehjen “vende pune ka, por mungojnë specialistët”.
Debati:
Qytetari: Ju keni thënë se në OSHEE janë punësuar edhe këngëtarë. Dhe tjetra keni thënë punë ka, por s’ka profesionist, tani unë jam profesionist, jam pa punë, edhe pse vende ka. Kam kërkuar, më kanë sorollatur, tani zgjidheni këtë, si do punoj unë. Fëmijën e lashë pa master, iku djali, nuk kam lekë të paguaj, tani vjen shtatori prapë, këta mase duan lekë, unë lekë nuk kam.
Rama: E kuptova, mos i bjer shkurt për lekë. Nëse do punë ti personalisht 24 orë më duhet mua ta gjej punën. Por jo në shtet, në provat, ja ku më ke, 24 orë unë ty të gjej punë. Nuk ka asnjë problem, e ta gjej pa mik, me sistemin e zyrave të punës, por historia që janë 15 vende në OSHEE dhe janë 1 mijë veta që i duan dhe nuk shkojnë në privat nuk funksionon. Shqipëria ka një problem, shumë të madh me zanatet.
Qytetari: Pas takimit
Rama: Jo pas takimit, per 24 ore
Qytetari: Po me mba shenim emrin te pakten
Rama: Pse kujton ti se nuk ta gjej dot emrin une ty, edhe numrin e telefonit po deshe..
/a.m.