Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat e opozitës sipas të cilës vendosja e TVSH për biznesin e vogël ka qëllim final konçesionin për TVSH-në.
Ahmetaj deklaroi para gazetarëve se nuk ka pasur dhe nuk do ketë një plan të tillë.
“E mbani mend kryeministrin në ditën e parë si kryeministër, tha se taksa e sheshtë rrit varfërinë. Taksa progresive ul vaëfërinë. Sot është realitet sipas shifrave, varfëria është ulur.
Nuk ka pasur, nuk ka, nuk do ketë konçesion për TVSH-në. Përkundrazi po punojmë me biznesin e vogël për të ulur shmangien e taksave nga të mëdhenjtë”, deklaroi Ahmetaj./a.m.