Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani.
Pas verifikimeve të kryera, KPK ka arritur në konkluzionin se prokurorja nuk ka vërtetuar burime të ligjshme të pasurisë së vënë prej saj.
Vendimi u pasua me duartrokitje dhe buzëqeshje ironike të prokurores. “O zot, vettingu që kërkova”, tha ajo.
Prokurorja duke iu drejtuar gazetarëve e ka cilësuar vendimin të padrejtë.
“Jam përballur me shujmë kriminelë. Më kanë vënë tritol te shtëpia, më kanë vënë tritol te makina. Pse nuk e shohin KPK, një llogari kursimi nuk e kam, as unë as bashkëhsorti. Pse kam një fuoristradë, po pse çfarë të marr Golf 2-sh të më heshin në kanal? Nuk ma ka marrë mendja ndonëjherë se do shkarkohem. Kam përfaqësuar shtetin në 43 vrasje. Jam përkushtuar ditë e natë. Kam lënë fëmijët e mi pas dore për t’iu përkushtuar punës.
Kam qenë nga ata që, duhet Vetingu se na vinte zor me thënë se ku punojmë. Unë kam deklaruar vetëm rrogën, se në fillimet nuk kam deklaruar pronat.
Nëse unë kam pasuri të pajustifikuar, nga e mora pasurinë kur nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. Nëse unë do kisha shkelur ligjin do kisha prona në Tiranë si të tjerët”, deklaroi Nikëhasani.
Kujtojmë se ajo ishte edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ajo pritet të apelojë në Kolegjin e Apelimit.
Pasuria e dyshimtë e Nikëhasanit:
Besa Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër. Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sip 130 m2.
Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte.
Nikëhasani nuk ka burim pasurië për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë.
130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës janë pa burim të justifikuara./a.m.