Një makinë luksoze është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një mjet tip “BMW X5” e cila ishte e parkuar pranë portit.
Mjeti i përkiste drejtorit të Arsimit dhe Kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra.
Nuk dihet ende nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo ka ardhur për shkak të ndonjë defekti./a.m.