Pas caktimit të masave të sigurisë “arrest me burg” në shkallën e parë, 11 kuksianët e prangosur për veprimet në protestën e Kalimashit, ku u shkatërruan sportelet e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit, kanë sot një shans për tu liruar.
Ata kanë apeluar masat dhe Gjykata e Apelit në Shkodër pritet të vendosë për fatin e tyre.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve ku do të jenë të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Deputeti Bardh Spahia ka bërë thirrje për pejsëmarrje masive. Policia ka marrë masa për ruajtjen e qetësisë pasi i trembet një situate si ajo në Tiranë kur deputetët e PD u konfrontuan me policët në dyert e gjykatës.
11 protestuesit e arrestuar:
Shpëtim Toda
Xhevahir Hereni
Elton Cengu
Florin Onuzi
Shkëlqim Vata
Xhevahir Gashi
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Vasil Laçi
Abdi Haziri
Edmond Matmuja