Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” është pyetur edhe nëse e kishte menduar momentin e dhënies së rekomandimit për anëtarësimin në BE, 20 vite më parë, kur kryeministri i asaj kohe Fatos Nano e bëri atë Ministër Kulture.
“Në atë kohë, janë tamam 20 vjet se unë jam futur në politikën aktive në prill të 1998 dhe patjetër në atë kohë se kisha imagjinuar se do isha unë kryeministër që do drejtoja në momentin e marrjes së rekomandimit.
Meqë e përmendët Nanon, ky rekomandim dhe ky moment është një moment i ndërtuar ndër vite dhe pse mund të kishte qenë më i shpejtë. Nano ka kontributin e vet të pamohueshëm, të gjithë kush më shumë e kush më pak”, tha Rama./a.m.