“Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme, e cila bëri bujë në media.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, deklaroi në studion e RealStory se kjo deklaratë e bëri për të qeshur, në një tjetër studio ka reagur në të njëjtën kohe edhe Saimir Tahiri, shkruan javanews
“Batuta e Tahirit, presion? Me vjen te qesh. Nuk ka asnje lidhje fjala presion as me ne, as me ate. Nuk ishte mesazh i koduar. Nuk ishte mesazh i koduar për mua“, deklaroi Rama.
“Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk është pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më bën mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.
S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idenë se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.
Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur”- tha Rama.
Nga ana tjetër Saimir Tahiri, thuajse në të njëjtën kohë, deklaroi se s’mund të hedhim fall për arsyen pse ka shkuar ish-ministri në Kuvend apo arsyen nëse ka kërcënuar Edi Ramën apo jo.
“S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo jo. E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj, kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament për gjithçka kanë thënë për mua 6 muaj që s’kam qenë në Parlament, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia…
Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave. Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem Gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje.
Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”
Javanews.al/a.ç