Deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk ka munguar të ironizojë deklaratat e opozitës dhe të Lulzim Bashës për banorët kuksianë.
Teksa i kujton Bashës ngjarjen sipas të cilës një grua që kishte vrarë burrin bashkë me dashnorin kërkonte drejtësi, i kërkon kreut të PD të kthejë 230 milionë eurot e vjedhura të Rrugës së Kombit.
“Keta qurravitjet e opozites gjoja se ju dhemb barku per kuksianet, ngjajne si lotet e asaj gruas qe kishte vra burrin bashke me dashnorin dhe kerkonte drejtesine e munguar!
Luli, ktheju kuksianeve 230 milion dollare qe ju vodhe, sepse dalim ne deputetet e mazhorances garant per tarife zero per perdoruesit e shpeshte te rruges!”, deklaron Ndreu në rrjetin social./a.m.