Pas deklaratës së fortë të ish-ministrit Saimir Tahiri jashtë parlamentit, ku tha se “Nuk ka bir nëne dhe as bir kurve të më pengojë për të vërtetën”, kanë nisur edhe reagimet nga opozita.
Përfaqësueist e saj e shoihin këtë deklaratë si presion të hapur ndaj kryeministrit. Kjo referuar shprehjes së famshme të Ramës shumë vite më parë kur ishte kryetar bashkie, që përdori të njëjtin togfjalësh si Tahiri sot.
Deputeti i PD Edi Paloka shkruan në rrjetet sociale se Tahiri kërcënoi Ramën për herë të dytë, duke përdorur një shprehje të tij.
Postimi i plotë:
Tahiri kercenon per here te dyte Ramen publikisht. Ka perdorur perseri nje shprehje te Rames per ta kercenuar : “Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me ndaloje…” kercenoi sot Tahiri me te njejten shprehje qe pergjigjej dikur Rama per akuzat e korrupsionit qe i beheshin kur ishte kryetar bashkie.
Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “nuk keni pare asgje akoma”.
I gjendur ne te njejtat rrethana, kur arrestimi i tij eshte perseri afer , i kerkuar me kembengulje jo vetem nga opozita por dhe nga nderkombetaret per shkak te fakteve evidente, Tahiri duket se ka marre sinjale edhe qe Rama eshte gati ta leshoje per here te dyte.
Berisha beri dje nje denoncim qe si gjithmone rezulton i vertete.
Ne keto kushte vjen kercenimi i dyte i Tahirit per Ramen duke i bere te qarte se jo vetem nuk pranon te bej burg per Ramen , por ne se Rama do e leshoje, ai do nxjerre jo vetem bemat e fundit te shefit te tij por do ti kthehet dhe aferave korruptive te bashkise.
Keta jane ata qe na drejtojne dhe pretendojne madje te pranohen dhe ne BE.
/a.m.