Ligji ka kyrë në fuqi më 2015, dhe ne baze te ndryshimeve ndalohet importimi i këtyre automjeteve ose kërkohet që të ndryshohet pozicioni i timonit. Komisioni Europian ka shqyrtuar kërkesën e eurodeputetit britanik Daniel Dalton, i cili ngrinte pyetjen nëse ky vendim i autoriteteve shqiptare ishte në përputhje me rregullat dhe direktivat në fuqi, të cilave duhet t’u përmbahet edhe Shqipëria me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA).
Në përgjigjen e tij, KE shprehet se masa e marrë nga autoritetet shqiptare ka si precedent masat e ndërmarra edhe nga shtetet anëtare Polonia dhe Lituania, për të cilat Gjykata Europiane e Drejtësisë u shpreh se binin ndesh me direktivat 2007/46 dhe 70/311.
Direktiva e fundit, në nenin e dytë përcakton se asnjë shtet nuk mund të refuzojë aprovimin e një automjete në bazë të pajisjes së drejtimin (timonit). Si masa të mëtejshme, KE do të kërkojë më tepër informacion nga autoritetet shqiptare dhe do ta analizojë situatën mbi bazën e përcaktimeve të MSA-së.
Kufizimi i vendosur nga Shqipëria si për makinat e reja, edhe për të përdorurat që kanë timonin në krahun e djathtë do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme mes palëve. Kjo mund të sjellë detyrimin e palës shqiptare që të tërheqë ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor./scan
ma.me