Kryeministri Edi Rama pritet që sonte të jetë në emisionin ‘RealStory’ të gazetarit Sokol Balla në vizion+, 2 ditë pasi Shqipëria mori dritën e gjelbër nga Komisioni Europian për të rekomanduar pa asnjë kushtëzim hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE për anëtarsim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social twiter.
“Një ditë pas rekomandimeve përe hapjen e negociatave me BE në “RealStory” kthehet kryeministri Edi Rama: pas festës fillon puna. Por a është gati mazhoranca?”, shkruan Balla në profilin e tij, duke paralajmëruar me këtë rast jo vetëm tematikën e emisionit, por duke tentuar të shikojë më thellë se festimet për rekomandimin duke ngritur pyetjen se a është gati realisht mazhoranca për të përmbushur pritshmëritë?