Amerikanët hedhin në plehra rreth 150 000 ton ushqime në ditë, ose e barasvlefshme me më shumë se 400 gram për person, bëhet e ditur në një studim, duke saktësuar se frutat dhe perimet ishin produktet që hidheshin më tepër.
Ky ushqim që shkon i gjithi në koshin e plehrave është kultivuar në afro 7% të tokave bujqësore amerikane dhe mijëra miliarda litra ujë që janë përdorur për prodhimin e tyre, sipas një artikullit të publikuar në gazetën “PLOS One”.Kjo korrespondon gjithashtu me 30% të kalorive që konsumohen çdo ditë nga çdo shtetas amerikan.
Frutat dhe perimet përbëjnë 39% të gjithë këtyre produkteve, të ndjekur nga produktet e qumështit (17%), mishit (14%) dhe drithërat (12%).Në mesin e produkteve që kanë më pak mundësi për të përfunduar në koshin e plehrave renditen patatinat, vaji, produktet me sheqer dhe pijet pa alkool.
”Regjimet ushqimore të cilësisë më të lartë bazohen në sasitë më të bollshme të frutave dhe perimeve, që përfundojnë në kosh në sasi më të mëdha se produktet e tjera”, u shpreh Meredith Niles, bashkëautore e studimit dhe asistente pedagoge në Univversitetin e Vermontit, përgatiti Blic. (b.an)