Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.
Ky rekomandim i këshillit, me gjasë do të miratohet nga Parlamenti turk.
Që prej grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016, Turqia ka miratuar gjashtë herë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters. Ankaraja zyrtare e akuzon klerik Fethullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar. Ky i fundit mohon çdo përfshirje në këtë rast.