Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas rekomandimit pozitiv që KE i dha Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE. Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj shprehet se “ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë”.Fatmir Xhafaj
Reagimi i plotë:
Historia e vendit tonë do të rezervojë një vend të rëndësishëm për rekomandimin që KE bëri sot për hapjen pa kushte të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE! Faleminderit miqve dhe partnerëve tanë!
Vlerësim dhe mirënjohje më të madhe për të gjithë ata që me punën dhe përpjekjet e tyre kontribuan për këtë proces historik nuk mundet të ketë. Ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë: Progres në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit dhe forcimin e sigurisë publike.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me përkushtim dhe modesti në këto sfida të vështira. Ne do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces. Është koha për të treguar më shumë modesti e përgjegjësi, më pak fjalë dhe më shumë punë!