Personi i parë në botë që ka bërë dy transplante të fytyrës thotë se po ndjehet mirë, tre muaj pas operacionit të tij të fundit. Jerome Hamon nga Franca, transplantin e parë të fytyrës e bëri në vitin 2010, pasi vuante nga neurofibromatoza e tipit 1, sëmundje gjenetike që shkakton tumor në fytyrë. 43-vjeçari qëndroi në një spital në Paris dy muaj pa fytyrë. Transplanti i parë doli me sukses, por në vitin 2015 pësoi të ftohtë dhe u mjekua me antibiotikë.
Ky ilaç ishte i papërshtatshëm me trajtimin që ai merrte për fytyrën. Kështu që në Nëntor të vitit 2016 pati shenjat e para të problemeve dhe fytyra e tij duhej të hiqej sërish. Në Janar 2017, kur u gjet një dhurues për fytyrën, Jerome deri në atë moment qëndroi dy muaj pa fytyrë, pa qenë në gjendje që të fliste, të shihte dhe të dëgjonte. Për të shmangur infeksionet dhe refuzimin e mëtejshëm të trupit ndaj fytyrës së re, 43-vjeçarit iu bë trajtim i veçantë për të pastruar gjakun përpara transplantit. I konsideruar nga mediat franceze si “njeriu me 3 fytyra”, tani ai thotë se ndihet mirë pas dy transplanteve të fytyrës.
Fytyra e tij e re është e palëvizshme, por lëkura dhe tiparet e tij ende nuk janë në linjën e duhur. Megjithatë, Jerome është pozitiv për rimëkëmbjen e plotë. “Unë jam 43 vjeç dhe dhuruesi i fytyrës ishte 22 vjeç, kështu që unë jam 22 vjeç”, tha ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP.
a.ç