Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka pranuar se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi.
Por, ai ka sqaruar se frika qëndron në atë se drejtësia është vendosur në dorë të kryeministrit Rama dhe sipas tij ajo po përdoret për ndëshkimin e opozitës.
“Nga kjo reformë në drejtësi kam shumë frikë, se kjo është një reformë që i ka dhënë drejtësinë në dorë një banditi e do përdoret politikisht. Që kur e ka në dorë drejtësinë në dorë Edi Rama, janë ndjekur penalisht vetëm njerëz nga opozita”, deklaroi Klevis Balliu në studion e Real Story./a.m.