Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se 63 persona janë arrestuar dhe 9 oficerë policie janë plagosur, gjatë protestave të mbajtura në dy qytete, mes zemërimit të zjarrtë ndaj ndryshimeve ligjore të reformës së punës nën drejtimin e presidentit Emmanuel Macron.
Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb denoncoi dhunën dhe shkatërrimin e dyqaneve dhe objekteve të tjera publike, gjatë protestave të së shtunës në Nantes dhe Montpellier, në perëndim dhe jug të Francës.
Collomb bëri thirrje për qetësi, teksa një tjetër protestë është planifikuar të mbahet këtë të dielë në Notre-Dame-des Landes, në perëndim të Francës.
Protestat e tjera të së shtunës, anembanë Francës, ishin kryesisht paqësore. Punonjësit e shërbimit hekurudhor marshuan mes grevave mbi planet e Macron për reformën e punës, greva të cilat kanë shkaktuar pengesa dhe ndërprerje të qarkullimit në rang vendi.
Macron pritet të dalë gjithashtu në një televizion kombëtar mbëmjen e kësaj të diele, për të shpjeguar reformat e tij për ekonominë franceze. Ai thotë se do ta bëjë Francën më konkurruese në nivel global, ndërsa punonjësit i frikësohen humbjes së rregulloreve që mbrojnë vendet e tyre të punës.
a.ç