Partia Demokratike ka mbledhur kete te shtune Kryesinë për ndryshimet statutore, e cila i paraprin Kuvendit Kombëtar të Demokratëve. Mbledhja e kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta.
Një ndër zërat kritik të Bashës, anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati është shprehur në takim se “nuk është statuti problemi, e thamë edhe më parë. Problemi është si ta shndërrojmë partinë në fitimtare. Ta bëjmë një parti vlerash. Nuk është puna të seksionet dhe grup seksionet. Të dalim mbi veten e të gjejmë moton për publikun. Jemi qesharakë me kryetarët e degëve e grup seksionet dhe si vlerësojmë anëtarët”.
Por kreu i PD, Basha, sipas CNA.al, ka treguar se nuk i pranon zërat kundër dhe i ka ndërprerë fjalën, me arsyetimin se është jashtë teme.