Kisha e Dhermiut ka pranuar investimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e kishës së Shën Thanasit.
Kisha që shkaktoi mjaft përplasje gjatë tre viteve të shkuara, pritet të ringrihet ashtu siç ka qenë dikur.
E pranishme për të inspektuar punimet ka qenë edhe ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro si dhe kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro.