Kina ka reaguar pas sulmeve me raketa në bazat siriane të armëve kimike.
Vendi komunist ka dënuar ashpër sulmet e ndërmarra nga SHBA-, Britania dhe Franca, duke i cilësuar ato si “shkelje e të drejtës ndërkombëtare”.
Sipas Pekinit “veprimet ushtarake që tejkalojnë Këshillin e Sigurimit janë të papranueshme”. Me këtë reagim, Kina renditet krah Rusisë dhe Iranit që dënuan sulmin e aleatëve perëndimorë.
Rusia ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit./a.m.