Policia Rrugore njofton se pavarësisht masave të shtuara të kontrollit në rrugë në drejtim të konstatimit të shkeljeve si shpejtësia mbi normat e lejuara apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përsëri në fundjavë dhe jo vetëm evidentohen raste ku shpejtesia e konstatuar i tejkalon jo vetëm kufijtë maksimale të lejuar por arrin në limite të frikshme të cilat janë rrezik potencial për jetën e vetë përdoruesve dhe të tjerëve në rrugë.
Në autostradën Tiranë-Durrësit janë ndaluar automjete që lëviznin me 163 km/h. 173 km/h dhe 176 km/h, të cilët janë kapur nga drageri. Për shkelësit janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme.
“Shpejtësi të tilla në kushte të erresirës dhe në rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 90 km/h, janë përtej çdo mundësie për të pasur kontrollin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pezullohen 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
Gjatë kontrolleve të kryera, policia rrugore ka konstatuar dhe arrestuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.
Konkretisht :
– Në rrugën “Xhorxh Ë Bush” shtetasi me iniciale Sh.R., 57 vjeç, u verifikua se drejtonte motomjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.59 mg/l.
– Në rrugën “Ibrahim Rugova” shtetasi me iniciale E.B., 21 vjeç, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën 0.56 mg/l.
– Në rrugën “Xhorxh Ë Bush” shtetasja me iniciale I.D., 37 vjeçe, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l.
– Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale A.T., 20 vjeç u verifikua se drejtonte mjetin i papajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë./a.m.