Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur në fshatin Darsë të Klosit.
Një 40-vjeçar është rrëzuar nga humnera. Bëhet fjalë për shtetasin Dali Dedja.
Ai ishte duke punuar për vendosjen e tubave të ujit të pijshëm kur i rrëshkiti këmba dhe ra nga 50 metra lartësi.
Ndihma ndaj tij ka qenë e vonuar pasi terreni ishte tepër i vështirë. Pritet që i dëmtuari të transportohet me helikopter drejt Tiranës./a.m.