Presidenti sirian Bashar al-Assad ka reaguar ashpër pas sulmeve me raketa nga SHBA, Britania dhe Franca.
Ai ka akuzuar vendet perëndimore se po ndihmojnë terroristët në Siri.
Assad ka deklaruar se as sulmeve të fundit, populli sirian është edhe më i vendosur për të vijuar luftën ndaj grupeve terroriste.
Lëto deklarata ai i ka dhënë gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian Rouhani, bisedë e zbardhur për mediat.
“Ky agresion do të rrisë Sirinë dhe vendosmërinë e popullit sirian që të vazhdojë të luftojë dhe të shtypë terrorin në çdo pëllëmbë të vendit”.
Presidenca siriane tha se gjatë telefonatës me Assad, Rouhani ripohoi mbështetjen e Iranit për Sirinë. BBC shkruan se mendohet që Irani i ka furnizuar trupat e qeverisë së Asadit gjatë konfliktit./a.m.