Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Durrës ku një e moshuar është gjetur e mbytur në pusin e ujit në oborrin e banesës.
Gruaja 77-vjeçare u gjet nga familjarët në orët e para të mëngjesit.
“Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe”, raporton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.