Debati opozitë-mazhorancë ka vazhduar nga foltorja e parlamentit në studiot televizive. Kanë qenë deputetët Elisa Spiropali nga Partia Socialiste dhe Ervin Salianji të cilët kanë debatuar në emision pas ngjarjeve në parlament të cilat u shoqëruan me miell dhe ujë.
Spiropali gjatë fjalës së saj u shpreh se deputetët e rinj të PD-së dhe LSI-së janë keqpërdorur nga liderët e tyre të partisë pasi kanë frikë nga drejtësia. I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Salianji i cili u shpreh se frikë nga drejtësia duhet të ketë Spiropali sepse ajo ka mbajtur një post publik si Drejtoreshë e Doganave.
“Deputetët e rinj si Kejdi Mhemetaj, Floida Kërpaçi, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu janë keqpërdorur nga kryetarët e tyre Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duke hedhur miell, ujë dhe shashka në paralment sepse kanë frikë nga drejtësia dhe nuk e di nëse e kanë frikë objektive apo subjektive”- u shpreh Spiropali në emisionin “Studio e Hapur’ në News 24.
“Unë skam frikë nga drejtësia, zonja Spiropali ka qenë Drejtoreshë Doganash dhe duhet të ketë frikë nga drejtësia”- reagoi menjëherë Salianji.
a.ç