Autoritet Austriake kanë dënuar me 20 vjet burg një 25-vjeçar shqiptar pasi ai vrau bashkëshorten e tij në Graz.
I riu me origjinë nga Kosova ka marrë dënimin me 20 vjet burg pasi thuhet se ka vrarë me 12 goditje me thikë gruan e tij në prani të fëmijëve.
Kosovari ishte i njohur në polici para krimit, pasi u dëbua katër herë nga apartamenti i përbashkët brenda një viti.
Ai u dënua gjithashtu me tre muaj para vrasjes, pasi kërcënoi gruan e tij se ai do ta “therte atë si një derr” dhe kërcënoi të vriste djalin e tyre një vjeçar, shkruan media austriake ORF.
Ndërsa kosovari ka deklaruar se partnerja e tij atë natë ia kishte pranuar se e kishte tradhtuar, dhe konflikti ka shkuar duke u përshkallëzuar.
Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me atë rast është konsumuar edhe alkool.
Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre u agravua dhe përfundoi me vdekjen e 31-vjeçares.
a.ç