Monika Kryemadhi ka komentuar shfaqjen e opozitës në Kuvend ku ka premtuar se deputetët nuk do ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kryetarja e LSI-së, nënvizon se duhet që sot të largohej ministri Ditmir Bushati nga salla pasi sipas saj, ai i është përgjigjur sulmit të deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
Ndër të tjera, liderja artikulon se shefi i qeverisë është me probleme mendore dhe se ligjvënësit e opozitës do t’i nxijnë jetën.
“Ai në radhë të parë, jo po ta arrestojë Fatmir Xhafa tani se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi që nuk vendosin, për një çati që duan të rregullojnë se po ju shembet dhe nuk fusin trafikantët e kriminelët. Kanë arrestuar atje 11 kuksianët dhe i kanë lënë në burg, për atë që ai kërkoi falje. Kjo është shëmtira e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Për çdo shqiptar që beson se mund të ketë të ardhme për një njeri që ka probleme mendore. Përjashtojnë të tjerët, po jo Ditmir Bushatin që goditi. I pari që duhet përjashtuar është Edi Rama, ai duhet të përjashtonte sot Ditmirin se ai qëlloi. Por nuk e lëmë me kaq, nuk e lëmë, do t’ja nximë jetën. Ai i ikën përgjegjësive të fëmijëve, të familjes. Ai s’do me dit për familjen e vetë, jo më për shqiptarët”, tha Kryemadhi./a.m.