Azerbajxhan, presidenti Aliyev fiton zgjedhjet me mbi 80% të votave .Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka siguruar një mandat të katërt qeverisës në zgjedhjet e mbajtura në vendin e vet.
Ai ka fituar më shumë se 80% të votave, sipas sondazheve të publikuara pas mbylljes së qendrave të fundit të votimit.
Në pushtet prej 15 vitesh në këtë shtet të vogël të Kaukazit, i pasur me hidrokarbure, Aliev fitoi 82,7% të votave sipas institutit publik të sondazheve ”ELS Independent Research Center” të Azerbajxhanit dhe 86,5% sipas institutit francez ”OpinionWay”, në përfundim të këtij procesi zgjedhor të bojkotuar nga opozita, përgatiti Koha. (b.an)