Roma bëri realitet atë që ndoshta edhe tifozët më fanatikë romanë nuk e kishin ëndërruar, eliminuan Barcelonën nga Liga e Kampionëve dhe për më tepër duke përmbysur rezultuaitn e sfidës së parë me 4 gola të pësuar dhe vetëm 1 të shënuar.
Në dhomat e zhveshjes futbollistët bënë festë të çmendur. Por festimet vijuan edhe në sheshet e Romës.
Presidenti i ekipit italian James Pallotta ishte i ekzaltuar para tifozëve. Ai papritur hidhet në shatërvan, veprim i cili elektrizoi edhe më tej tifozët.
Por kjo i kushtoi atij pasi u gjobit nga autoritetet me 500 euro, pasi bëri një veprim të ndaluar. E kush po pyet për 500 euro para kësaj arritjeje të madhe, aq më tepër kur bëhet fjalë për një pasanik…/a.m.