Policia ka gjetur identitetin e personit që është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë. Viktima është Marjo Majallari.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në rrethana ende të paqarta.
Por media aludon se është vrarë për hakmarrje, pasi i ati është i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm. Këto janë pistat kryesore, deri tani ku po heton policia.
Dëshmitarët thonë se ai është qëlluar nga një mjet në lëvizje.
Është dashur pak për të bërë identifikimin, por është parë se cili ishte personi.
Policia ka konfirmuar se viktima është 28-vjeçar i identifikuar si Marjo Majallari, ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.
Viktima sapo ishte kthyer nga Belgjika, por këtë të Martë është vrarë nga persona të paidentifikuar teksa ecte në rrugë.
Nga burime policore, bëhet me dije se 28-vjeçari është djali i Avni Majollarit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 2000 pas një konflikti ka vrarë me armë zjarri dy persona, Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi.
Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes, citohet Bw.
Informacioni i policise eshte ky
Informacion paraprak
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.
Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.