Prokuroria ka proceduar penalisht kreun e Inspektoratit të Territorit në Durrës, Artur Cela.
Sipas Prokuroisë Artur Çela dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale “Shperdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata Durres ne dt.10.04.2018 vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal ndaluese dhe shtrenguese “Pezullim i ushtrimit te nje detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi per te qendruar ne ambientet e IMT-se Durres”, parashikuar nga nenet 235 dhe 242 te K.Pr.Penale dhe ky vendim u ekzekutua
HETIMI
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nisë procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.
a.ç