Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e djeshme, ku një politikan i njohur ka humbur jetën gjatë një atentati me bombë. Matteo Vinçi, ka ndërruar jetë në Limbadi, Vibo Valentia, si pasojë e plagëve të marra gjatë shpërthimit. Mësohet se politikani ndodhej me të atin në momentin që bomba e vendosur në makinën e tij ka shpërthyer. Polica italiane po heton për dinamikën e aksidentit, ndërkohë që media italiane shkruajnë se Vibo Valentina njihet si një zonë me densitet të lartë të mafias.
Matteo Vinçi është një emër i njohur në politikën italiane dhe ka qenë kandidat për zgjedhjet e fundit komunale në listën “Limbadi të Lirë dhe Demokratike”. 42-vjeçari sipas medieve italiane ka qenë edhe herë tjetër pre e një atentati, ku kishte shpëtuar paq, por nuk ishte fatlum në atë të mbrëmjes së djeshme./ma.me