Në Kutë të Ballshit familja Murataj ka përcjellë për në banesën e fundit dy kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Levan – Tepelenë.
Kurse trupi i pajetë i vajzës, e fejuara e njërit prej viktima, Nazia Aham përmes aeroportit të Rinasit do të dërgohet në Francë. Ka qenë familja e saj që ka kërkuar që ritet mortore të kryhen nga familja dhe në vendin ku ajo ka lindur dhe jetuar.
Dy djemtë dhe gruaja ktheheshin nga një dasmë kur makina tip Suzuki doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin me ujë.
Nuk dihen ende shkaqet se si makina përfundoi në kanal e për pasojë tri jetë u shuan, dhe pse dyshohet se ishin me shpejtësi.
Për këtë ngjarje policia ka ngritur një grup hetimor, me qëllim zbardhjen e plote të ngjarjes tragjike në Fier.
a.ç