Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision “5 Pyetjet nga Babaramo”, iu rikthye edhe njëherë çizmes në parlament, për të cilën theksoi se nuk është bërë pishman.
Përsa i përket ditëlindjes, teksa simbol i tortës ishte çizmja, Kryemadhi e shpjegoi duke thënë se ishte një surprizë e bukur. Kryemadhi theksoi se Meta i ka cilësuar si ekstremiste disa nga veprimet.
“Pasi kalon 15 vite nuk të bën më përshtypje, vitet janë numra. Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Don Mariani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë.
Eshtë një nga veprimet më të mira që kam bërë. Edhe Krishti e ka, që përmbysi tavolinën. Në darkë Don Mariani më telefonoi dhe i pari i familjes, i kishte thënë a mund ti puthësh dorën asaj vajzës që e ka bërë”, tha ajo.
E pyetur nëse e diskuton rastin me bashkëshortin Meta ajo tha: “Rrallë, kur dëgjojmë lajmet dhe ai më thotë se je ekstremiste”, dekalroi Kryemadhi./a.m.