Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin e thellë 0-3 në përballjen e sotme kundër Laçit. Të kuqtë jo vetëm kanë mposhtur kurbinasit, por edhe ju kanë dhënë një goditje të fortë në luftën për një vend në Kupat e Europës.
Pavarësisht rezultatit ndeshja në fushë rezultoi shumë e luftuar. Takimi u zhbllokua në minutën e 50-t, nga braziliani Kardozo i cili po kalon një moment shumë pozitiv me të kuqtë.
Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 85-t, nga Abdurrahimi që mori vendin e Cardozo-s. Deri në përfundim pati kohë edhe për një tjetër gol, këtë herë të realizuar nga Progni.
Pas 28 ndeshjesh në Superligë Partizani renditet në vendin e 3-t me 45-s pikë, 3 më shumë se kurbinasit. Kujtojmë që kjo është fiotorja e parë në kampionat e Partizanit kundër Laçit, pasi të kuqtë më parë kishin marrë 1 barazim dhe ishin mundur 2 herë.
Dhe Kukësi
Kukësit i ka mjaftuar një gol në minutën e 5-t për të dalë i fituar në transfertën e Kamzës. Skuadra e drejtuar nga Pakult falë golit të brazilianit Elton Kale ka marrë 3 pikët e rëndësishme të cilat e mbajnë të palëkundur ekipin në vendin e dytë.
Fitorja e kampionëve në fuqi nga ana tjetër ka përkeqësuar akoma edhe më shumë pozitat e skuadrës së Ramzan Ndreut. Pak javë më parë pak e besonin se Kamza do të luftonte për mbijetesë, por ky moment ka ardhur dhe tani llogarit do të bëhen ndryshe.
Kukësi pas javës së 28 të Superligës renditet në vendin e dytë, me 51 pikë, 6-t më shumë se Partizani i vendit të 3-t. Ndërsa Kamza renditet e 7-a, 1 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të 8-t dhe 3 më shumë se Teuta e vendit të 9-t. (BW)