Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.
Kapaj ditën e shtunë në lagjen ”24 Maji”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç. Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë”
a.ç