Prokuroria e Shkallës së parë në Durrës ka nisur hetimet për kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Durrës, Artur Çela i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nis procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.
Në njoftimin e cunguar të policisë thuhet se: ” Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, vjeç 51, banues në Durrës bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.”. Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21).
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.
a.ç