Qindra qytetarë në mesnatë ishin në Katedralen Ortodokse ‘Ringjallja e Krishtit’ në Tiranë. Mesha u kremtua nga Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Janullatos.
Ky është edhe viti i parë që Kryepeshkopi e drejton këtë shërbesë Pashke si shtetas Shqiptar, por e mbajti atë sërish në Greqisht.
“Krishti u Ngjall dhe ju duhet të gëzoni të gjithë për besimin tuaj ndaj Zotit, për fitoren e së mirës ndaj të keqës”, tha ndër të tjera Janullatos.
Kryepeshkopi Janullatos uroi qindra besimtarë të mbledhur para Katedrales, me lutje ndaj Zotit, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Duke u lutur për paqë, mirësi e harmoni në familjet e tyre, besimtarët ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit,
Numri i besimtarëve ishte jashtëzakonisht i madh, pasi shumë prej tyre e kanë ndjekur lutje jashtë ambjenteve të Katedrales.
a.ç