Bayern Munich ka fituar titullin e 28-të kampion në gjermani pas fitores 3-1 në fushën e Augsburgut.
Bayern e gjeti veten në disavantazh pas autogolit të Sule në minutën e 18-të.
Megjithatë, mbrojtësi i djathtë Kimmich me një super harkim e gjeti Tolisson, i cili e barazoi me kokë rezultatin në 1-1 pas 32 minutave lojë.
Në minutën e 38-të Bayerni kaloi në epërsi.
Arjen Robben dhe Wagner u siguruan t’ia garantojë titullin bavarezëve para kohe duke shënuar në minutën e 62-të dhe 86-të për rezultatin përfundimtar 4-1.
72 pikë në vendin e parë mjaftojnë që Bayern Munich ta shijojë titullin qysh në javën e 29-të, pasi Schalke në vendin e dytë ka vetëm 52 pikë./a.m.