Gjermania është goditur sërish nga një ngjarje e rëndë e dyshuar si terroriste.
Një furgon ka hyrë mes turmës së këmbësorëve në qytetin Münster dhe ka shkaktuar 3 viktima sipas raportimeve paraprake.
Policia lokale ka konfirmuar se numri i të plagosurve shkon në rreth 30 persona, por nuk dihet ende një shifër e saktë e tyre.
Nga informacionet paraprake autori i sulmit ka vrarë veten.
“Situata mbetet konfuze për momentin”, shkruan policia në rrjetin social “Twitter”.
Sipas raportimeve të fundit, pjesë të tëra të qendrës së qytetit janë mbyllur, ndërsa helikopterë emergjencash janë dërguar në zonë, që po bëjnë të mundur dërgimin e të plagosurve në spitale.
Hetuesit e mbërritur në vendngjarje nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë eksplozivi në zonë, për të cilin po kryejnë kërkime. Policia u bëri thirrje banorëve në zonën e ngjarjes të shmangin lëvizjet.
/a.m.