Thomas Tuchel do të bëhet trajner i ri i Paris Saint-Germainit nga sezoni i ardhshëm, pasi Unai Emery do të largohet nga ky post për arsye se nuk arriti t’u sillte suksese francezëve në Evropë.
Gjermani ishte në krye të Borussia Dortmundit, por e përfundoi drejtimin e skuadrës në maj të vitit të kaluar dhe pritet të shkojë tani në Paris për t’i sjellë një titull që po pritet shumë në Evropë, transmeton KTV.
ESPN-ja ishte i pari që raportoi për Tuchel, duke i rrëzuar poshtë të gjitha mundësitë që PSG-në ta drejtojë, Conte, Allegri, Ancelotti apo Luis Enrique. (b.an)